Abuzim me tenderin/ Gjykata e Shkodrës nxjerr nga qelia 13 policët

1738
2
4
24.07.2022
RTV KLAN

RTV KLAN

2673320060
1580000
196052
25.02.2011
AL
Описание видео:

Ka përfunduar gjyqi për vlerësimin e masave të sigurisë për 13 punonjës të Policisë në Shkodër pas akuzave për abuzim me tenderin e rikonstruksionit të godinës së policisë Malësi e Madhe. Gjykata e Shkodrës ka dhënë ditën e sotme masën e sigurisë “arrest shtëpie” për të arrestuarit, përveç Briland Mnela, Arsenida Hidri dhe Altion Basha për të cilët është dhënë masa “detyrim paraqitje”. Gjykata e Shkodrës kanë dhënë masat: Saimir Rrustemi – arrest shtëpie Luida Ujka – arrest shtëpie Mustaf Ishmaku – arrest shtëpie Xhavit Isufi – arrest shtëpie Rudina Keqi – arrest shtëpie Arsenida Hadri – detyrim paraqitje Briland Mnela – detyrim paraqitje Klement Tola – arrest shtëpie Paulin Prendi – arrest shtëpie Altion Basha – detyrim paraqitje Armand Basha – arrest shtëpie Rezart Prela – arrest shtëpie Veronika Gjanaj – arrest shtëpie Dhjetra qytetarë të Shkodrës u ngritën në protestë para Gjykatës së Shkodrës për të mbrojtur dinjitetin e Kryekomisarit të arrestuar, Saimir Rrustemit. Ata kanë deklaruar për Klan News se e kanë njohur Rrustemin në rrethana tërësisht profesionale dhe e konsiderojnë një njollosje të emrit të tij. Sipas protestuesve, ai ka qenë në qendër të disa operacioneve shumë të rëndësishme dhe e konsiderojnë se arrestimi i tij dhe kolegëve të tij është një njollosje e tyre dhe kërkojnë lirimin e tyre para Gjykatës së Shkodrës, ndërkohë që brenda po zhvillohet seanca për 13 të akuzuarit. Korrespondentja e Klan News në Shkodër, Emi Kalaja raportoi se në deklarimet në polici, Rrustemi ka thënë se ka qenë pjesë e një grupi formal për firmosjen e rikonstruksionit të kësaj godine. Ai ka theksuar se një shef krimesh nuk mund të ketë dijeni përsa i takon cilësisë së dyerve, dritareve, materialit të përdorur, por ai ka qenë pjesë e një grupi formal, të cilët bashkë me grupin teknik kanë pasur detyrën që të firmosin dhe ai ka bërë thjesht aktin e firmosjes. Rrustemi ka deklaruar se nuk është në gjendje të përcaktojë cilësinë e materialit të përdorur për rikonstruktimin e godinës. Nga veprimet hetimore rezulton se gjatë periudhës kohore 2020 deri në fund të vitit 2021, këta punonjës policie dhe punonjës të administratës civile pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër kanë kryer veprime favorizuese dhe fiktive, me qëllim favorizimin e subjekteve të caktuara për përfitimin e tenderave me vlera të vogla që janë zhvilluar nga kjo Drejtori. Gjatë hetimit ka rezultuar se punonjësit e Sektorit të Auditimit pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, gjatë kryerjes së auditimit të procedurave të tenderimit për vitin 2020 dhe 2021 dyshohet se nuk kanë pasqyruar në mënyrë të qëllimshme shkeljet e kryera në lidhje me procedurat e prokurimeve kryer nga punonjësit përgjegjës të D.V.P Shkodër. Po ashtu, gjatë hetimeve ka rezultuar se punonjësja V.XH., me detyrë Specialiste pranë Sektorit të Buxhet/Financës në D.V.P Shkodër dyshohet se ka kryer veprime në kundërshtim me ligjin duke përvetësuar shuma të ndryshme parash në periudha të ndryshme kohore, për vete dhe punonjës të tjerë të kësaj Drejtorie, me burim të ardhurat nga paga e punonjësve të policisë. SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos! Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web 🤍tvklan.al/kategoria/klan-news/ Follow Klan News on Facebook: 🤍🤍facebook.com/klannews Follow 🤍klannews on Instagram: 🤍🤍instagram.com/tvklannews/ #KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan

Кадры из видео
Abuzim me tenderin/ Gjykata e Shkodrës nxjerr nga qelia 13 policët
Abuzim me tenderin/ Gjykata e Shkodrës nxjerr nga qelia 13 policët
Abuzim me tenderin/ Gjykata e Shkodrës nxjerr nga qelia 13 policët
Abuzim me tenderin/ Gjykata e Shkodrës nxjerr nga qelia 13 policët
Тэги из видео
Комментарии пользователей:
Lumturi Sinan
2022-07-24 12:50:48

Cfare ka ndodhur ne Shkoder nuk mora vesh asgje??

Что ищут прямо сейчас
widmer Caravelle jojoc mid Ganyu noob vs pro sub lol surprise dance show 探索 dora prova ロゼ HAL highland cow pasar aoe farm Dmax divo dnevnik цель вижу женщины Lele Pacman
Похожие видео
07.12.2022
Sugjerimet e Gramoz Pashkos për Komitetin e PD – (11 Janar 2005)

Sugjerimet e Gramoz Pashkos për Komitetin e PD – (11 Janar 2005)

24.07.2022
Top Channel/ Protestë në Shkodër, qytetarët dalin në mbështetje të policit të arrestuar

Top Channel/ Protestë në Shkodër, qytetarët dalin në mbështetje të policit të arrestuar

04.01.2022
Top News - Historia e konflikteve të fisit Tafili/ Nga ekzekutimet dhe arratisjet spektakolare

Top News - Historia e konflikteve të fisit Tafili/ Nga ekzekutimet dhe arratisjet spektakolare

24.11.2020
Top News - Arrestohen tre persona/ Shkodër, ishin shpallur në kërkim

Top News - Arrestohen tre persona/ Shkodër, ishin shpallur në kërkim

07.12.2022
Vrasja në Korçë, gjenden gjurmët e gishtave në armën e krimit – (11 Janar 2005)

Vrasja në Korçë, gjenden gjurmët e gishtave në armën e krimit – (11 Janar 2005)

14.01.2018
Report TV - Atentati Shkodër/ Apeli prekës i Shefit të Krimeve për prokurorët e gjyqtarët

Report TV - Atentati Shkodër/ Apeli prekës i Shefit të Krimeve për prokurorët e gjyqtarët

05.04.2021
Hajdarmata: Krimi ne Shkoder me i ashper se sa ne Elbasan, Vlore etj

Hajdarmata: Krimi ne Shkoder me i ashper se sa ne Elbasan, Vlore etj

02.02.2019
Safet Bajri 6 orë në liri, merr pjesë në funeralin e të atit

Safet Bajri 6 orë në liri, merr pjesë në funeralin e të atit

24.07.2022
Top Channel/ “Si erdha në Angli me gomone...”/ Shqiptari bie në grackën e shtypit anglez

Top Channel/ “Si erdha në Angli me gomone...”/ Shqiptari bie në grackën e shtypit anglez

19.09.2022
19-vjeçari i ekzekutuar në Shkodër, viktimë e rivalitetit mes fiseve Bajri-Lici?! - Vizion Plus

19-vjeçari i ekzekutuar në Shkodër, viktimë e rivalitetit mes fiseve Bajri-Lici?! - Vizion Plus

27.09.2022
Tv Klan - Dalin pamjet e autorëve të vrasjes së Erjon Xhenjës |Lajme-News

Tv Klan - Dalin pamjet e autorëve të vrasjes së Erjon Xhenjës |Lajme-News

27.10.2022
Gjykata e Shkodrës e dënon me vetëm 7 vite burg Arsen Stojkun për vrasjen e vëllezërve Bilali

Gjykata e Shkodrës e dënon me vetëm 7 vite burg Arsen Stojkun për vrasjen e vëllezërve Bilali

26.10.2022
Tv Klan - Përjashtohet nga policia shefi i krimeve në Devoll | Lajme News

Tv Klan - Përjashtohet nga policia shefi i krimeve në Devoll | Lajme News

07.12.2022
Parakalimi i gabuar, shkaktar aksidenti në Lushnjë, 2 të vdekur – (11 Janar 2005)

Parakalimi i gabuar, shkaktar aksidenti në Lushnjë, 2 të vdekur – (11 Janar 2005)

23.12.2021
Top News- Magazinat kthehen në ‘shtëpi bari’/ Zbulohen në Shkodër, 6 të arrestuar nga policia

Top News- Magazinat kthehen në ‘shtëpi bari’/ Zbulohen në Shkodër, 6 të arrestuar nga policia

31.10.2022
RENEA dhe FNSH sekuestrojë sasi të madhe municioni luftarak në Shkodër, disa të arrestuar

RENEA dhe FNSH sekuestrojë sasi të madhe municioni luftarak në Shkodër, disa të arrestuar

31.10.2022
Tv Klan - Sekuestrohen armë e mina me telekomandë

Tv Klan - Sekuestrohen armë e mina me telekomandë